Lajme

Vendosja e barrikadave në rrugë nga “serbët lokalë” ishte metodë e Millosheviç-it, kështu kishte bërë në Bosnje dhe Kroaci


Bosnje - Kosove: 30 vjet dallim

Vendosja e barrikadave në rrugë për të bllokuar qasje dhe shkaktimi i trazirave përmes tyre që po ndodhë në Mitrovicë të Veriut, saç ishte rasti i të dielës, është metodë e vjetër e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviç.

Studiuesi i shkencave politike dhe autori i librit “Etje dhe tërbim: Kiza e demokracisë në Ballkan”, Jasmin Mujanoviç, ka risjellur një faqe balline të gazetës boshnjake Oslobodenje, të vitit 1992, kur ishte përdorur po kjo taktikë në Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci.

“Një aspket veçanërisht i çmendur i asaj që ndodhi në kufirin Kosovë – Serbi është se pas tri dekadash që kur Millosheviçi sulmoi Kroacinë dhe Bosnjën, ne ende na kërkohet të besojmë se janë ‘serbët lokalë’ ata që po vendosin barrikada e jo strukturat operative serbe të sigurisë”, ka shkruar Mujanoviç.

Ndërsa në titullin e gazetës së shpërndarë thuhet “Marrëveshja heq barrikadat”.

Jasmin Mujanoviç

Në pjesën e nëntitullit shtohet se “referendumi nuk e paragjykon statusin e Bosnjës dhe disa detaje të tjera rreth situatës së asaj kohe.

Mujanovic ka nxjerrur paralele duke provuar se strategjia për të bllokuar rrugët në Kosovë, përmes strukturave paralele serbe, është krejt e njëjtë me atë të “kasapit të Ballkanit”, përkundër se tash bëhet nga presidenti tjetër serb, Aleksandër Vuçiç.

Kjo nuk është hera e parë që vendosen barrikada as në Kosovë.

Sa herë që qeveria kosovare provon të shtrijë sovranitet në veri, në çfarëdo forme, organizim edhe më të shpejtë ka nga serbët në Veri që kërkojnë ta pengojnë atë shtrirje.

Rasti i fundit ishte ky i së dielës, kur Kosova deshi të aplikojë politikë simetrike me Serbinë dhe njëjtë siç Serbia kërkon nga shqiptarët e Kosovës t’i pajisë me një dokument/letër e bardhë që njofton hyrjen dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të atij personi në Serbi, ashtu të bëjë edhe Kosova.

Serbët e kundërshtuan këtë me barrikada, prandaj ndërhyri faktori ndërkombëtar për ta relaksuar situatën dhe shtyrë vendimin deri me 1 shtator.

Në Bruksel pastaj, shpresohet të gjendet një zgjidhje.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore