Vendosen pengesa të pjesshme tek Ura e Bërnjakut

Policia e Kosovës, ka marrë vendim që të vendosen disa pengesa tek Ura e Bërnjakut në Zubin Potok me qëllim që të parandalohet kontrabanda.
SHFLETO

Policia e Kosovës në Veri

 

Altina Marmullaku
26.09.2024 14:52
Loading Icons...

Policia e Kosovës, të enjten ka vendosur pengesa të pjesërishme tek Ura e Bërnjakut, kjo me qëllim të parandalimit të kontrabandës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Policia e Kosovës, është duke vendosur pjesërishme tek Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani për AP.

Në shtator, pikëkalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë e Bërnjak kanë qenë të mbyllura, pas vendimit të institucioneve kosovare.

Ky vendim kishte ardhur pasi që një grup i serbëve kishin bllokuar pikën kufitare në Jarinje, derisa nuk i lejonin që të kalonin ata që posedonin dokumente të Kosovës.

Bllokimi i kufijve nga ana e Serbisë si shenjë revolte ndaj politikave të Qeverisë së Kosovës në raport me Veriun e vendit nisi si aksion të premten e 6 shtatorit.