Sport

Vendos edhe Kylian Mbappe, Real Madrid-i në qiellin e shtatë


E përditshmja spanjolle, ABC deportes, pasditën e sotme ka lëshuar lajmin e ditës.

Tabloidi ka arritur të raportojë në mënyrë korrekte disa nga transferimet me interesante të Real Madrid-it gjatë viteve të fundit, si p.sh. tre brazilianët: Vinicius, Rodrygo dhe Reinier.

Ata sot raportojnë që Mbappe ka refuzuar ofertën e katërt për rinovim nga PSG-ja, duke konfirmuar kështu dëshirën për t’u larguar.

Mbappe ka një dëshirë të vetme – që të jetë futbollist i klubit mbretëror spanjoll, Real Madrid.

Francezi mendon se ka ardhur koha që të lëvizë, dhe ai nuk do presë më shumë se kjo verë.

Duke mos rrezikuar që ta humb me parametra zero në vitin 2022, PSG do të detyrohet që ta shesë Mbappe-n këtë verë.

ABC deportes ka shfaqur edhe shifrën që kërkon Mbappe nga Real Madrid-i, që është: 165 milionë euro + shërbimet e Vinicius Junior.

Por, duke marrë parasysh vendin që ka PSG-ja në këto negociata, Real Madrid do të mundohet ta ulë çmimin sa më shumë që mundet.

Me sa duket, ëndrrat e tifozëve madrilen po kthehen në realitet, me Mbappe-n dhe Haaland-in, që sipas raportimeve kanë shfaqur dëshirën e qartë që t’i bashkohen klubit madrilen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore