Sport

Vendimi përfundimtar, Superkupa e Italisë nuk luhet në Arabinë Saudite


Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur përfundimish që trofeu i Superkupës së Italisë të jepet në Milano. Inter-i dhe Juventus-i do të përballen më 5 janar 2022 në “San Siro”.

Arabia Saudite kërkoi organizimin e Superkupës. Një organizim që mbështetej edhe nga dy klubet, Inter-i dhe Juventus-i.

Klubet kërkonin që të luanin në Riad, kjo për shkak të shtrirjes së ndikimit në atë zonë dhe thithjes së tifozerisë. Gjithashtu do të merrnin edhe rreth 3.5 milionë euro secila.

Në krahun tjetër, federata e refuzoi destinacionin arabik për shkakun se nëse do të luhej atje, do të zhvillohej në dhjetor. Por, pala italiane nuk i ka shitur ende të drejtat televizive në Arabinë Saudite dhe nuk do të kishte përfitime në këtë drejtim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore