Sport

“Vendimi i Webster”, ja pse Bayern i trembet largimit të Lewandowski-t me gjysmë çmimi


Bayern Munich po shqetësohet gjithnjë e më shumë se ylli i sulmit, Robert Lewandowski, do të ndërmarrë veprime ligjore ndërsa ai vazhdon të shtyjë për një largim nga Gjermania.

Sulmuesi polak i bëri të qarta dëshirat e tij për t’u larguar nga klubi. Me hierarkinë e Bayern-it që refuzoi të zgjaste kontratën e tij aktuale që përfundon në verën e 2023.

Sipas “Bild”, Bayern ka frikë se Lewandowski do të përdorë mjete ligjore që asnjë yll i lartë nuk ka guxuar t’i përdorë më parë.

Neni 17 i Rregullores së FIFA-s thotë se çdo lojtar që ka nënshkruar një kontratë para moshës 28-vjeçare mund ta blejë veten nga kontrata tre vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes. Një fakt që agjenti i Lewandowski-t, Pini Zahavi e di mirë.

Termi është emërtuar si “vendimi e Webster-it” pasi Andy Webster krijoi precedentin gjatë lëvizjes së tij nga Hearts of Midlothian te Wigan Athletic në vitin 2006.

Rregulli thotë se çdo lojtar që zgjedh këtë opsion, duhet t’i sigurojë klubit një formë kompensimi.

Nëse Lewandowski do të përfundonte marrëveshjen e tij, ai do të duhej të kompensonte Bayern-in vetëm me pagën e vitit të tij të fundit të kontratës. E vlerësuar në 24 milionë euro.

Kjo do të ishte shumë më pak se ajo që Barcelona është e gatshme të ofrojë për polakun, 32 milionë euro.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontribuar në tetë nga 10 titujt radhazi të Bayern-it në Gjermani dhe ka qenë golashënuesi më i mirë i Bundesliga-s në gjashtë prej atyre sezoneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore