Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e datës 22 prill 2021. Nga Kategoria Superiore nuk ka penalizime për këtë javë.
1-Lojtari i Besëlidhja, Redon Danaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2-Lojtari i KSSH Veleçiku, Rudolf Popaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3-KF Pogradeci, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
4-KF Egnatia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
5-Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi,për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6-Zyrtari i FK Tomori, Bledar Sinella,për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 47/2/a dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7-Lojtari KF Ada, Marcel Shkreli, për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
8-Lojtari KF Ada, Sajdi Guri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9-Shënkolli, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Gramshi, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
10-Lojtari i FK Skrapari, Klisman Nasufi, për sulm ndaj lojtarit të FK Skrapari, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11-KS Korabi U-17, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
12-Zyrtari i KS Korabi U-17, Sali Kallaverja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13-Tirana B U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër Ak.Shqiponjat 2017, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
14-FC Internacional Tirana U-17, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi A, kundër KF Tirana, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
15-Zyrtari i FK Apolonia U-17, Bledar Borova, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16-Lojtari i Security Oktapus 9×9, Raimond Shala, për sulm dhe pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 48/1/b dhe 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
17-Security Oktapus, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 9×9, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen kundër Friends Team në tavolinë me rezultatin 0-3.
18-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia U-17, Aleksandër Ibraliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
19-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia U-17, Alesio Tosku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
20-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia U-17, Orgito Aliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
Këshilli i Investimeve: Informaliteti më i lartë se në vitin 2019, ligji për të ardhurat do ta rrisë më tej
-
Izraelitët, palestinezët dhe një aksident rrugor: Çka ndan dy popuj, në një libër
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh