Sport

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF, nuk ka penalizime në Superiore


Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar vendimet më të fundit, lidhur me futbollin në Shqipëri. Nga Kategoria Superiore nuk ka asnjë të penalizuar, klube apo lojtarë. Por, nuk kanë mbetur pa u ndëshkuar edhe lojtarë të kampionatit 5×5, si dhe moshat.

1-Lojtari i KSSH Veleçiku, Alsed Hotaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2-Lojtari i KF Erzeni, Myslim Ramilli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3-Brians U-15, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

4-Lojtari i Çamërisë 5×5, Korado Teodori, për sjellje josportive ndaj kundërshtareve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5-Lojtari i Prestige 5×5, Renato Shabi, për sjellje josportive ndaj kundërshtareve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6-Anulimin e rezultatit të ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 midis Prestige kundër Çamëria, në bazë të neneve 10/e dhe 26 të KDS. Në bazë të neneve 10/f, dhe 64/5 të KDS, urdhërohet riluajtja e ndeshjes midis Prestige kundër Çamëria. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.

7-Pranimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

8-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Jurgen Sina, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

9-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-17, Irdo Bubeqi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

10-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti U-19, Kosta Belba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

11-Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol, Llazar Dushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore