Sport

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës (22 janar 2021)


Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e datës 22 janar 2021. Tekniku i Bylisit, Veljko Dovedan-i e pëson me dy ndeshje pezullim, Bylisi ndëshkohet me gjobë.

1. Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
3. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
4. Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore