Lajme

Vendi i parë në botë i pastër nga Covid-i


Vend i parë në botë ku është kthyer normaliteti është Uzbekistan-i. Këtë e ka dëshmuar kirurgu spanjoll, Dr. Diego Gonzales Rivas. I intervistuar nga agjencia spanjolle e lajmeve “EFE”, Dr. Gonzales Rivas e përshkruan gjendjen e përjetuar në vendin me 33 milionë banorë si të befasishme, shumë kurioze dhe të çuditshme në të njëjtën kohë.

Ai u shpreh para se të largohej për në Spanjë se njerëzit nuk mbajnë maska, mblidhen nëpër restorante dhe organizojnë festa pa rrezik për t’u infektuar.

Qytetarët uzbekë janë të lirë nga virusi Corona për shkak të “imunitetit të masës”. “Kam biseduar me kolegët e mi mjekë dhe ata besojnë se arsyeja se përse nuk ka asnjë problem është fakti që niveli i infektimeve ka arritur deri në 60-70% të popullsisë”, ka vlerësuar Dr. Gonzales Rivas.

“Ishte një surprizë, shumë kurioze dhe shumë e çuditshme. E kuptova që këtu nuk ka virus Corona, por ta përjetosh këtë situatë ishte diçka tronditëse dhe mu deshën dy ditë për t’u përshtatur”, rrëfen ai.

Por edhe pse tani ata bëjnë një jetë plotësisht normale, vendi u godit shumë rëndë nga pandemia në periudhën mes marsit dhe prillit të 2020-ës. Situata u bë shumë kritike si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe për nga ai i të vdekurve, por që nga shtatori i vitit i të kaluar u arrit “imuniteti i masës” që vazhdon të jetë prezent edhe tani.

Mjeku spanjoll është shprehur për agjencinë EFE se përvoja e përjetuar ishte unike, pasi nuk njihte asnjë vend tjetër të kishte imunitetin e masës në këtë mënyrë

“E gjithë gjendja ta tërheq shumë vëmendjen dhe ç’është e vërteta ditët e para nuk më besohej, madje e mbaja edhe maskën nga frika, por kolegët e mi mjekë më thonin që ta heq sepse nuk ka nevojë. Dhe përfundimisht e hoqa”, është shrehur ajo.

Ajo çfarë vlen të përmendet sipas kirurgut spanjoll, janë kontrollet e rrepta para hyrjes në këtë shtet, përveç që duhet të kesh një test PCR-je me rezultat negativ të kryer nga vendi i nisjes, në aeroport të inspekton një staf profesional që të kryen edhe një test të ri para se të kalosh.

“Në rastin e rezultatit pozitiv të testit ata ju drejtojnë në karantinë”, është shprehur mjeku..

Pasi vendi e ka arritur “të pastrohet nga virusi”, autoritetet vendase nuk e kanë prioritet sigurimin e vaksinës.

“E marr me mend që ne ndonjë moment do tu shërbejë, por për momentin pasi njerëzit kanë boll anti-trupa, ata konsiderojnë se popullata është e mbrojtur”, shprehet kirurgu Diego Gonzales Rivas, siç trasmeton elDiario.es

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore