Vende

Vendet që mbartin rrezik për udhëtim


Shpeshherë, njerëzit kanë dëshirë të udhëtojnë jashtë dhe larg vendit të tyre, për të mësuar më shumë rreth botës, për të shtuar njohuritë rreth kulturës, pasurive natyrore, tradicionale, arkeologjike për pjesë të ndryshme të globit.

Bukuria e këtij procesi në tërësi, na sjell kënaqësi, na relakson, na mbush me optimizëm dhe na ndihmon për të vazhduar me më shumë entuziazëm ritmin tonë të jetës.

Shpeshherë harrojmë se udhëtimet mund të kthehen në ankth dhe disa herë rrezikojnë edhe jetët tona. Kërcënimi global i sulmeve terroriste dhe rrëmbimet vazhdojnë. Këto kërcënime mund të ndodhin në ndërtesa qeveritare dhe administrative, qendra tregtarë, avionë, trena, anije, hotele, vende fetare etj.

Por cilat janë vendet më të rrezikshme për të udhëtuar?

Siria

Siria konsiderohet si një ndër vendet më të rrezikshme. Që nga janari 2012, kërcënimi terrorist është gjithnjë e në rritje, për shkak të pozicionit të Sirisë si fqinj i Irakut dhe Libanit, si dhe gjendja e sigurisë në evolim në këto dy shtete.

Pakistani

Pakistani është një rrezik real sa u përket rrëmbimeve. Në shkallë kombëtare, ekziston rreziku i dhunës i motivuar politikisht dhe fetarisht. Udhëtarët duhet të kenë informacion paraprak për situatën e sigurisë. Duhet gjithashtu të merret informacioni përkatës nga autoritetet pakistaneze dhe agjencitë e udhëtimit se, cilat zona janë të mbyllura për turistët.

Kërcënimi i sulmeve terroriste, veçanërisht bombardimet dhe sulmet kamikaze mbeten të larta. Shumica e sulmeve nga talebanët e Pakistanit, është për shkak të operacioneve të vazhdueshme ushtarake.

Jemeni

Jemeni paraqet një rrezik të madh nga konflikti i brendshëm. Situata në vend mbetet e paqartë. Ka rreziqe të mëdha nga konflikti i brendshëm, përplasjet tribale, demonstratat masive dhe sulmet terroriste që ndodhin në pjesë të ndryshme të vendit, por edhe në kryeqytet, Sanaa.

 

 

Republika demokrate e Kongos

Ekziston një luftë midis forcave qeveritare dhe forcave të brendshme.

 

Afganistani

Është një vend i rrezikshmërisë së lartë. Me gjithë përmirësimin e forcave të sigurisë afgane dhe pranisë së “Ndihmës së Forcave Ndërkombëtare për Sigurinë”, Afganistani, përfshirë edhe kryeqytetin e Kabulit, ka shumë sulme. Në Afganistan, rreziku për t’u bërë viktimë e një rrëmbimi, apo një krimi të dhunshëm ekziston.

Libi

Libia është një vend, ku rreziku i rrëmbimeve dhe sulmeve në vende specifike është shumë i përhapur. Qeveria Federale përballet me kërcënime të menjëhershme dhe konkrete ndaj shtetasve të huaj, vecanërisht në Bengazi.

Nigeri

Rreziku i rrëmbimit është në tërësi problematikë e Nigerisë. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme terroriste, ka një rrezik në rritje të sigurisë në pjesën veriore të Nigerisë. Para se të udhëtoni për në Borno, Yobe, Bauchi, në pjesën veriore të Plateau.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore