Vende

Vendet më të vizituara turistike për vitin 2020-të


 

Turizmi është një lëvizje njerëzish në masë, për arsye të ndryshme si: zhvillim njohurish, zbavitje etj. Ka disa lloje dhe forma që zhvillohet turizmi dhe vitet e fundit turizmi është kthyer në motorr të fuqishëm ekonomik për shumë vende anë e mbanë globit.

Për vitin 2020, vendet më të vizituara nga turistët janë:

Franca qëndron në krye të listës, me 89.4 milionë turistë. Ndërkohë, si popullsi të përgjithëshme Franca ka rreth 65.5 milionë banorë. Kryeqyteti i Francës, Parisi, është qyteti më i vizituar në Europë, qytet që priti rreth 38 milionë turistë.

Spanja është vendi i dytë më i vizituar nga turistët, me rreth 83.7 milionë banorë, ndërkohë që ashtu si dhe Franca, Spanja ka më pak banorë sesa turistë vjetor, rreth 46.4 milionë banorë.

E treta në list renditet SHBA, me rreth 79.3 milionë turistë. Pas saj vjen Kina me 65.7 milionë turistë, Italia me 64.5 milionë turistë, Turqia me 51.2 milionë turistë, Meksika me 45 milionë turistë, Tajlanda me 39.8 milionë turistë, Gjermania me 39.6 milionë turistë dhe në vendin e 10-të renditet Mbretëria e Bashkuar me rreth 39.4 milionë turistë.

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se Europa është destinacioni kryesor turistik në botë, kjo edhe për shkak se kontinenti europian ka shumë site turistike, vendet janë afër njera-tjetrës dhe mbi të gjitha siguria për vizitorin është më e madhe se në çdo kontinent tjetër./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore