Vende

Vende plot gjallëri


Ibiza

Festa post-pandemike dhe temperatura të larta.

Ibiza në verë është një përzierje marramendëse e diellit, detit dhe njerëzve me forma trupore perfekte.

“Zemra” e ishullit është skena e tij muzikore, me daulle dhe valle. Dj David Guetta dhe Joel Corry janë të disponoshëm thuajse gjatë.

Skena e fortë e muzikës live do të thotë që ju mund të hani, pini dhe vallëzoni në baret dhe restorantet e plazhit gjithashtu.

Mykonos, Greqi

Për të gjithë ju që dëshironi aventura dhe, pse jo, të njihni njerëz të rinj duhet të zgjidhni mos humbisni vendet e Greqisë, destinacioni i duhur që nuk ju zhgënjen kurrë.

Ishujt grekë po ju “thërrasin”. Evropianët grumbullohen dhe mblidhen aty për detin Egje dhe plazhet magjepsëse. Ky është vendi i përsosur për një shëtitje ose udhëtim intim për dy persona.

 Catskills, New Yourk

Hoteli i ri Aurum hapet në kohën e duhur për vjeshtë, rrëzë maleve Mount Tremper, frymëzuar nga Roma e Lashtë.

Pyll, shëtitje, lugina dhe pamje e mrekullueshme.

Copenhagen, Danimarkë

Ushqimi dhe festat janë të lidhura në thelb me shumicën e kulturave.

Kryeqyteti është shtëpia e kuzhinës, e cila ka sjellë përbërës të foraguar dhe të fermentuar në tryezat më të mira të ngrënies.

Tregu i ushqimit në rrugën Reffen është vendi ku filluan shumë restorante të vlerësuara ndërkombëtarishit dhe çdo gusht, festivali i gatimit dhe ushqimit në Kopenhagen feston për kuzhinierët e ardhshëm të qytetit.

Hotel d’Angleterre ka një nga restorantet më të mirë në qytet.

Dubran, Afrikë e Jugut

Ndërsa Cape Town dhe parku Kombëtar Kruger tërheqin turmat në Afrikën e Jugut, Durban është zgjedhja e duhur për ata që pëlqejnë kafshët e egra dhe ujin më të ngrohtë.

Porta hyrëse për në KwaZulu-Natal, e njohur si provinca e kopshtit, është e përbërë nga qytetet e vjetra, peizazh alpin dhe bregdetet.

Ghent, Belgjikë

Kur keni vetëm një fundjavë për të kaluar, Ghent-i është vendi ideal.  B&B “The Verhaegen” ka katër dhoma gjumi të mrekullueshme dhe vendasit me humor iu bëjnë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Restorantet mbushen shpejt, veçanërisht të premten dhe të shtunën në mbrëmje, kështu që rezervoni përpara.

Pakhuis është një mundësi e mirë për planet e minutës së fundit, ndërsa për koktejet në tarracën e “1898 The Post” ia vlen të mbash radhën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore