Libra

“Vendbanimet e Kosovës”, punë kolosale e 35 personave


Është botuar vëllimi i tretë i leksikonit “Vendbanimet në Kosovë”, i cili përfshin 1469 vendbanime brenda Republikës së Kosovës, autor dhe redaktor i së cilit është Doktor Profesor, Valbon Bytyqi.

Ky leksikon, pason dy vëllime të më parme, të parin të botuar në vitin 2018 dhe të dytin në vitin 2019.

Valbon Bytyqi, i cili është profesor i Gjeografisë Fizike në Departamentin e Gjeografisë të Fakultetit të Shkencave Matematikore dhe Natyrore, të Universitetit të Prishtinës, ka treguar për Albanian Post, idenë për botimin e këtyre leksikoneve.

Leksikonet përfshijnë punë grupore nga një ekipe e gjerë prej 35 personash, të përbërë nga akademikë, profesorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme me bagazh profesional nga shkencat gjeo hapësinore, ekonomike dhe sferave të tjera të përafërta.

“Vendbanimet në Kosovë”, përmban informacione të ndryshme rreth vendbanimeve të Kosovës, natyrës së tyre fizike, hapësinore, kulturore e gjeografike si dhe funksionimin ekonomik.

Këto informacione janë publikuar në bazë të një pyetësori prej 50 pyetjesh, drejtuar personave kompetent të vendbanimeve të caktuara, përfshirë këtu drejtorë shkollash, kryetar fshatrash e të tjerë.

Mes tjerash, pjesë e leksikonit janë edhe vendbanimet ku popullsia e tyre është më shumicë serbe, ku sipas Bytyqit, grupi punues kanë hasur në vështirësi për marrje të informacioneve brenda këtyre zonave.

Me botimin e vëllimit të tretë të leksikoneve “Vendbanimet në Kosovë”, ka përfunduar sesioni i publikimit pasi që tashmë tri vëllimet janë kompletuar, duke pasur në përmbajtje të gjitha vendbanimet brenda territorit të Republikës së Kosovës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore