“Autokrat i katapultuar në parti”, “narcisoid”, “gardian që rri me çelësa në dorë”, janë disa nga etiketat me të cilat ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu iu është drejtuar kryetarit të ri të kësaj partie, Lumir Abdixhiku duke e bërë këtë të fundit fajtor për humbjen e LDK-së në Podujevë.
Veliu, përmes një postimi në Facebook ka akuzuar liderin e ri të partisë, pas “fshesës” që bëri në degën në Podujevë, ku Aliu ishte kryetar për shumë vjet.
“Në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garën për Podujevën, Lumir Abdixhiku, që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t’ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë e mbajtën dhe e ngritën për 30 vjet”.
Sipas Veliut heshtja e deritanishme e tij nuk do të thotë se ai është dorëzuar përballë ndërhyrjeve kundërligjore të Abdixhikut në degën e LDK-së në Podujevë.
“Autokratit të katapultuar në krye të partisë, që paska kërcënuar me mbyllje dyersh e diferencime, ia bëj me dije se është anëtarësia e LDK-së ajo që vendos për vendin e secilit në parti dhe jo ai me vendime kundërstatutare.”, ka shkruar Veliu.
Veliu deri në zgjedhjen e Abdixhikut kryetar partie, ishte nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës së kësaj partie në Podujevë.
Më herët kishte lënë postin e kryetarit të Podujevës për të marrë atë të ministrit të Brendshëm, por u shkarkua nga kryeministri në Qeverinë Kurti 1. Pas pak kohës, kjo qeveri ra dhe LDK-ja mori drejtimin e saj, e Veliu u kthye në Ministrinë e Brendshme. Por as kjo nuk zgjati shumë dhe u kthye Qeveria Kurti 2.
“Lumirit, që tinëzisht hyri në LDK dhe luan rolin e gardianit me çelësa në dorë, i them se je tepër i vogël t’ua mbyllësh dyert gardianëve të vërtetë që e ndërtuan LDK-në e madhe. LDK-ja nuk është një lodër që për fatin e saj të vendosë një tinejxher politik. Prandaj, do të dështojë edhe misioni yt që trenin e LDK-së ta shndërrosh në një vagon, të cilin synon t’ia bashkëngjisësh lokomotivës së kuqe”, ka shkruar tutje Veliu.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?