Shqipëria

Veliaj: S’e kisha imagjinuar rrugën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në New York


Në New York, një rrugë do të mbajë emrin e heroit të popullit shqiptar, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në inaugurimin e saj, në aktivitetin e organizuar, ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e mbajtur në ceremoni, Veliaj ka ravijëzuar se nuk është ndier asnjëherë kaq i emocionuar sa në këtë ditë.

“As në ëndrrat më të bukura”, ka thënë ai, nuk kam imagjinuar se një rrugë e New York-ut do të mbante emrin e heroit kombëtar.

“Nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë energji pozitive se sa në rrugën ‘Skënderbej’ në New York”, ka thënë ai.

Duke kujtuar vitet e tij studentore atje, ai ka treguar se as nuk e kishte menduar kurrë se do të vinte kjo ditë.

“Ndoshta jemi të vegjël në numër, por jemi aq të mëdhenj sa idetë tona. E për sa kohë idetë tona janë të mëdha, për sa kohë idetë e Gjergj Kastriotit ishin të mëdha, edhe kombi ynë është i madh dhe i bashkuar”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore