Shqipëria

Veliaj: Konviktet e Universitetit të Mjekësisë, do të jenë gati në vitin e ri akademik


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në inspektimet e konvikteve në ndërtim për studentët e mjekësisë.

Nga vendi i ndërtimit Veliaj, bëri me dije se konviktet do të jenë gati gjatë vitit të ri akademik.

Godinat po ndërtohen pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Universitetit të mjekësisë. Sipas planit të publikuar konviktet do të jenë më të mëdha se godinat e mëparshme.

Veliaj u shpreh se kushtet e mira të konvikteve janë një domosdoshmëri për të pasur dhe mjekë të mirë në të ardhmen.

“Jemi duke punuar në disa kantiere. Puna nuk ndalet as me gjoba, as nga ata që kompleksohen nga puna”, theksoi ai.

Rijetëzimi i konvikteve erdhi pas protestës së studentëve në vitin 2018. Godinat e konvikteve në Qyteti Studenti si dhe ato në Universitetin e Bujqësor janë aktualisht në proces ndërtimi dhe rikonstruksioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore