Shqipëria

Veliaj fiton gjyqin ndaj Shoqatës së Ndërtuesve


Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar padinë e ngritur nga Shoqata e Ndërtuesve, ndaj Bashkisë së Tiranës, sipas të cilës ndërtuesit duhet të paguajnë një taksë 3% për çdo ndërtim, e cila më pas shkon për strehimin social të qytetarëve.

Pavarësishtë presionit të ushtruar nga ndërtuesit, gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”.

Vendimi parashikon që secili ndërtues i cili zhvillon një pronë në Tiranë mbi 2 mijë  metra katrorë, duhet të japë në këmbim për strehim social 3% të sipërfaqes totale të ndërtimit që ka kryer në favor të fondit publik.

Padia, e regjistruar në datën 13 Dhjetor 2019 u rrëzua nga relatori i çështjes Bari Shyti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore