Sport

Veliaj dhe shoqatat sportive të Tiranës, vijnë me dy kallëzime të tjera penale për FSHF


“E drejta është e drejtë dhe nuk ka klan mafioz që të na e marrë betejën”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, por në këtë rast i qasur si përfaqësues i aksionerëve të Sport Klub Tiranës, Erion Veliaj, e ka bërë të qartë edhe një herë se luftën ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kreut të saj, Armand Dukës, nuk do e ndalë as ai dhe as Shoqata e Sportistëve të Tiranës.

Armand Duka

Në një votim të kryer sot për zgjedhjen e kryetarit të Shoqatës rajonale të Futbollit të Tiranës, me 44 vota pro, Krenar Alimehmeti, u shpall fitues.

Mirëpo, këtë vendim, Veliaj dhe drejtues të tjerë klubesh sportive në Tiranë, e kanë cilësuar si një farsë, pasi sipas tyre, asnjë nga shoqatat nuk i njihte ata të cilët votuan.

Dy kallëzime penale të reja sakaq, do të bëhen kundrejt strukturave të FSHF-së.

E para, do të jetë për sekretarin e Përgjithshëm të federatës, Ilir Shulkun. Tjetra, për sekretarin e shoqatës rajonale të futbollit.

“Disa njerëz do të bëjnë burg për këtë çështje”, u duk i bindur Veliaj. “Do të shkojnë në burg! Është e pafalshme! do shkojnë në burg. Kjo është kriminale”.

Të pranishëm në takim me të, ishin edhe përfaqësues nga 20 shoqata.

Ndërkohë që, pjesa më e madhe e ditës së sotme, kaloi në diskutimin e gjuhës që Veliaj kishte përdorur, në një takim me këta të fundit, kur i kishte shprehur shqetësimet për Armand Dukën dhe kreut të Bashkisë Tiranë, i kishin bërë edhe një incizim audio, ku dëgjohej një fjalor i ashpër i Veliajt.

Pikërisht për atë fjalor, kryebashkiaku kërkoi falje për shkak se u bë publik. Por, ai i mëshoi faktit se nuk i heq asnjë presje asaj çfarë ka thënë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore