Shqipëria

Veliaj: Dhamë leje për protestën sepse Tirana duhet të kuptojë nga kush ka shpëtuar


Pak orë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në një deklaratë për media, ka bërë me dije edhe arsyen se pse është dhënë leje që forca e djathtë politike të zhvillojë tubimin, pavarësisht se një qëndrim totalisht kundër kreut të saj, Sali Berisha.

“Kur më pyetën, kryetar a do t’i japim leje Saliut për të protestuar? Për një sekondë mendova se Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush kemi shpëtuar, ka nevojë t’i shohë në shesh”, bëri me dije kryebashkiaku.

Ndër të tjera, ai ka shtuar me ironi se qytetarët, kanë nevojë të shohin Nard Ndokën në protestë, pasi ai ka qenë dikur ministër i Shëndetësisë dhe duhet kujtuar gjendja asokohe e shëndetësisë.

Po ashtu, Veliaj edhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Mediu, duke thënë se sot, “mund të ishte ai në vend të Niko Peleshit dhe të na hidhte në erë”.

“Ndaj u thashë se lejen duhet t’ia japim menjëherë sepse njerëzit kanë nevojë të kujtohen se nga çfarë kanë shpëtuar”, ka vijuar më tej Veliaj, duke e ravijëzuar arsyen e lejedhënies.

Gjithashtu, ai nuk ka ngurruar të thotë se nën qeverisjen socialiste, ka pasur një avancim të jashtëzakonshëm përpara dhe se puna, do të vijojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore