Lajme

Vela: Vuçiç po inkurajon lëvizjet fashiste në Serbi


Vela nga zyra e presidentes Osmani.

Shefi i stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Alekasandër Vuçiç se po bën gjithçka për të bllokuar pajtimin me fqinjët e tij përmes glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës.

“Vuçiç po bën gjithçka për të bllokuar pajtimin me fqinjët e tij përmes glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës dhe duke inkurajuar lëvizjet fashiste të Serbisë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ndërsa, ka përmendur organizatat fashiste që inkurajon Vuçiç, ai ka thënë se “kjo është fytyra e vërtetë e një radikali”.

Murali i Mlladiçit u shfaq më 23 korrik në komunën e Vraçarit, afër qendrës së qytetit.

Mural i Ratko Mlladiç në Zveçan.

“Gjeneral, nëna juaj duhet të falënderohet”, shkruhet në slogan.

Në qershor të këtij viti, Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiç për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica dhe persekutimin e boshnjakëve e kroatëve në të gjithë vendin gjatë luftës.

Por, më 11 nëntor, një fotografi ka qarkulluar në mediet serbe dhe rrjete sociale ku një mural tjetër i kriminelit të luftës është bërë në Komunën e Zveçanit në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, më shumë se 600 qytetarë serbë kanë nënshkruar peticionin “Krimi është krim”.

Peticion ky që është iniciuar nga prokurori për krime lufte Vladimir Vukçeviç kundër glorifikimit të kriminelëve në Serbi.

Ky peticion është iniciuar nga avokati i të drejtave të njeriut, Alekander Olenik, ndërsa kërkesa është nënshkruar nga më shumë se 30 figura publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore