Lajme

Vela: Abdixhiku është njeriu i fundit që mund të mësojë Presidenten si shtyhen kauzat


Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Blerim Vela dhe Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani

“Kryetari aktual i LDK-së, Abdixhiku është njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten se si të shtyhen përpara kauzat”, ka thënë Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Blerim Vela, duke reaguar kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

“Të cilat ai e ka zakon t’i lë në gjysëm apo të bëhet pjesë e kauzave t’gabuara të atit të tij ideologjik Isa Mustafës, që kanë pamundësuar vetingun n’drejtësi”, ka shkruar Vela në në llogarinë e tij në Tëitter.

Ai tha se integriteti dhe ligjshmëria në sistemin e drejtësisë janë dhe mbeten kauzat e përhershme të Presidentes Osmani.

“Sundimi i ligjit, integriteti dhe ligjshmëria në sistemin e drejtësisë janë dhe mbeten kauzat e përhershme të Presidentes Osmani dhe jo angazhim vetëm gjatë një kampanje”.

“Për këtë Presidentja ka mbështetje nga partnerët ndërkombëtar”.

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Një ditë më parë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se ai dhe partia që drejton nuk i japin përkrahje procesit të vetingut në Kosovë, në të cilin nuk janë të përfshira SHBA-të dhe BE-ja.

“Presidenca dhe Qeveria sa kemi informacione nuk janë në një linjë për Vetingun. Por ky proces është i pashmangshëm”, është shprehur Abdixhiku.

“Asnjë proces i Vetingut nuk mund të bëhet pa partneritet me BE-në dhe SHBA-në. LDK nuk jep mbështetje për këtë çështje pa SHBA-në dhe BE-në. Nëse BE është jashtë procesit, atëherë ky proces është fragjil”, ka shtuar ai.

I pari i LDK-së ka theksuar se për ta bërë të mundshëm Vetingun duhet ndryshime kushtetuese gjë e cila nuk mund të bëhet pa opozitën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore