Përballje

Vedat Muriqi triplet në miqësoren me Primavera-n


Largimi i Vedat Muriqit nuk është lajm dhe po ashtu dhe performanca e tij te Lazio.

Largimi i tij nga klubi kryeqytetas, pritej në fillim të muajit janar të këtij viti, mirëpo tripleta që ai realizoi në miqësoren mes lojtarëve të ekipit të parë të Lazio-s dhe të rinjve të Primavera-s, duket se po ia ndron drejtimin.

Traineri i Lazio-s, Simone Inzaghi, organizoi këtë ndeshje për të vlerësuar lojtarët e ekipit të parë nën një tjetër lente vëzhgimi; larg presionit të kampionatit.

Miqësorja u fitua nga ekipi i parë me rezultatin 6-4 dhe sigurisht, Muriqi rivendosi vlerat e tij si sulmues duke befasuar pritshmëritë e drejtuesve dhe menaxherëve të ekipit.

Sidoqoftë, është herët për dhënë verdiktin final, por ajo çka qëndron është që Muriqi shënon./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore