Sport

Vedat Muriqi kërkon rikthimin atje nga ku erdhi


Vedat Muriqi gjatë kohës te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka kërkuar rikthimin te Fenerbahçe pas eksperiencës së dështuar te Lazio.

Muriqi iu bashkua Lazio-s gjatë fundit të merkatos së verës 2020.

Por, transferimi te skuadra italiane ishte një hap i gabuar për Muriqin, të paktën bazuar në atë çfarë Vedati ka kaluar deri tani.

Te Lazio, Muriqi ka luajtur më pak se 1 mijë e 400 minuta, pra as 16 ndeshje të plota.

Në këto takime, ai ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm dy herë, duke shtuar edhe dy asistime.

Sipas Calciomercato, Muriqi ka kërkuar rikthimin qysh në merkaton e janarit te Fenerbahçe.

Sipas tyre, edhe Feneri do të ishte e gëzuar ta kthente Muriqin përsëri në Turqi.

Në 36 ndeshje që Muriqi luajti te Feneri, ai shënoi 17 herë dhe asistoi shtatë herë, duke kaluar formën më të mirë në karrierë.

Nëntori dhe dhjetori duket se do të jenë dy muajt e fundit për Vedatin në Itali.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore