Vende

Veçantia e kopshteve të lashta të Sri Lankës


Sigiriya, një kështjellë e lashtë shkëmbore dhe ish-pallat mbretëror, është një nga pamjet më të vizituara dhe më të njohura të Sri Lankës, duke tërhequr  më shumë se një milion vizitorë çdo vit.

Një nga kryeveprat më të bukura në botë, e cila përveç kësaj ka ndër dizajnët më komplekse inxhinierike të ujitjes.

Ky vend daton që nga viti 477 pas Krishtit, dhe konsiderohet si një nga  shembujt më të mirë të ruajtjes së planifikimit urban të Azisë Jugore, duke u renditur ndër vendet më të rëndësishme arkeologjike.

Pallati është i ndërtuar në majë të një shkëmbi, dhe cilësohet si një veprat më të rrezikshme artistike i cili u fut në listën e Trashëgimisë Botërore e UNECO-s.

Veçoritë e kopshtit

Kopshti që ndodhet në Sri Lankë, është një ndër më të veçantit në botë. Ajo që e bën këtë kopsht një thesar kombëtar është, sistemi hidraulik  i cili është ndërtuar po rrëze shkëmbit.

Sistemi hidraulik që është përdorur, konsiderohet si një mrekulli për shkak të fuqisë së madhe që ka, si dhe sistemeve të tuneleve nëntokësore dhe forcës gravitocionale i cili krijon një sistem vizualisht spektakolar të pishinave dhe shatërvanëve që ende funksionojnë pothuajse 1 mijë e 500 vjet më vonë.

Kopshtet në Sigiriya, janë disa nga kopshtet më të vjetëra në Azinë Jugore.

Në hyrje të këtij kopshti ndodhen 1 mijë e 200 shkallë të cilat të çojnë drejt tij. Vendi është një kombinim i shkëlqyer i simetrisë dhe asimetrisë që luan si në forma  natyrore ashtu edhe ato gjeometrike.

Brenda kopshtit ka pishina, shatërvanë, përrenj, dhe platforma të dizenjuara me mjeshtëri.

Disa njerëz në Sri Lankas, ende besojnë në folklorin e lashtë që thotë se i gjithë uji që mbush përrenjtë e kopshtit rrjedh nga një majë e shkëmbit.

Në fakt, uji buron nga një rezervuar aty pranë, i njohur në vend si ‘ Tanke’. Megjithatë, një pjesë e ujit të kopshtit vjen nga maja e Sigiriya.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore