Lajme

Vdes shpikësi i GIF-it, Stephen Wilhite


Stephen Wilhite

Në moshën 74 vjeçare ka vdekur Stephen Wilhite, shpikësi i formatit të videove të shkurtra të njohura në internet si GIF.

Gruaja e tij, Kathaleen Wilhite, të enjten në një intervistë telefonike, bëri të ditur se ai vdiq më 14 mars nga COVID-19.

Wilhite, i cili jetonte në Milford, Ohio, kishte fituar disa çmime për shpikjen e GIF-it – i cili dekada pas krijimit u bë i pranishëm në të gjitha platformat sociale.

Wilhite punonte në një kompani të shërbimeve online “CompuServe” në vitin 1987 kur shpiku GIF-in.

“Pashë formatin që doja në kokën time dhe më pas fillova të programoja”, është shprehur ai për New York Times në vitin 2013, duke bërë me dije se imazhi i parë ishte një aeroplan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore