Lajme

Vdes një shtetas i huaj në Prizren


Ilustrim

Një shtetas i huaj ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit të shtunën në fshatin Vërmicë në Prizren.

Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas njoftimit, policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore