Lajme

Vdes një person pasi goditet nga një veturë në Kijevë të Malishevës


Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një person ka vdekur në fshatin Kijevë të Malishevës pasi është goditur nga një veturë të shtunën në mbrëmje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, dhe duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë godet këmbësorin, viktimën mashkull kosovar”, ka njoftuar policia.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se si pasoj e lëndimeve të marra trupi i viktimës është pa shenja jete”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obdkuksion.

Ndërsa në Mitrovicën Jugore janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar njëri prej tyre i mitur pasi që me mjete të forta metalike kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore në kokë dhe pjesë tjera të trupit.

“Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë më pas në QKUK, Prishtinë e më pas është liruar për në shtëpi’.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa i dyshuari i mitur lirohet në procedurë të rregull.

Sipas policisë, në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj të mitur dhe po ashtu dyshohet se ka ekspozuar dhe ka nxjerrë nga brezi një revole.

“Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor. Nga i dyshuari janë sekuestruar: një revole, një karikator, 13 fishekë dhe një mjet i mprehtë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore