Lajme

Vdes një person në Pejë, kishte kontakt me rrymën


Ilustrim

Një punëtor në Pejë ka humbur jetën këtë të shtune si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike derisa ishte duke kryer disa punime.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 10:16 policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën”, tha Gashi.

Por, sipas Gashit, “i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”.

Ndërsa të premten e 22 prillit një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Kaçanikut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore