Lajme

Vdes një 75 vjeçar pas injektimit të vaksinimit Pfizer


Rasti i 75 vjeçarit nga Izraeli i cili ndërroi jetë disa orë pas injektimit të vaksinës Pfizer, po hetohet nga autoritetet në vend.

I moshuari e mori vaksinën në orën 8:30 të mëngjesit në qytetin verior Beit Sha’an dhe pas gjysmë ore u la i lirë të shkonte në shtëpi.

Pak kohë pas mbërritjes në shtëpj, i moshuari humb ndjenjat dhe më vonë shpallet i vdekur si pasojë e një infakti në zemër, thotë The Times of Israel.

Ministria e shëndetësisë njofton se nga hetimi paraprak nuk ka rezultuar se vdekja ka lidhje me injektimin e vaksinës.

I moshuari vuante nga sëmundje të zemrës dhe kanceri. Gjithashtu, ministria bën me dije se ai ka pasur disa infakte në zemër edhe më parë.

Megjithatë, do të formohet një komitet hetimor i cili do të hetojë incidentin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore