Lajme

Vdes një 55-vjeçar nga Prizreni, goditet nga rrufeja


Ilustrim

Si pasojë e plagëve të marra nga rrufeja një 55-vjeçar nga fshati Petrovë i Prizrenit, ka mbetur i vdekur këtë të enjte të 2 qershorit pasdite.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se viktima ishte duke punuar në fushë në momentin e goditjes nga rrufeja.

“Ka qenë me një ngarkesë me traktor në fushë kur është goditur. Një nga familjarët e ka dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.

Sipas Gashit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore