Lajme

Vdes një 35-vjeçar nga aksidenti në Çagllavicë


Ilustrim

Një 35-vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku në Çagllavicë, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet (me targa të huaja)”.

Ajo ka sqaruar se viktima ka pasur lëndime të rënda, prandaj edhe nuk ka arritur të mbijetoj.

Foto nga vendi i ngjarjes.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, shtoi se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupi i viktimës: A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Ndërsa që me hetimin e këtij rasti është duke vazhduar të merret njësiti i trafikut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore