Lajme

Vdes deputeti dhe miliarderi francez në një aksident me helikopter


Miliarderi dhe deputeti i parlamentit francez, Olivier Dassault ndërroi jetë të dielën në një përplasje helikopteri. Lajmi u bë i ditur nga një burim policie. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur homazhe për politikanin konservator 69-vjeçar.

“Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar lokal i zgjedhur, komandant rezervë në forcën ajrore: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri vendit tonë. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe. Ngushëllime për familjen dhe të dashurit e tij “, shkruajti Macron në Twitter.

Helikopteri privat u rrëzua të dielën pasdite në Normandi, ku ai ka një shtëpi pushimi. Si pasojë e aksidentit ka vdekur edhe piloti i avionit.

Dassault, së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij, kanë një pasuri prej rreth 6 miliardë euro, kryesisht të trashëguar nga babai i tij, sipas listës së revistës, Forbes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore