Shqipëria

INSTAT/Vdekshmëria në Shqipëri rritet me 25.8%


“Njëzet e shtatë mijë e 605 persona humbën jetën gjatë vitit 2020 në Shqipëri”.

Këto janë të dhënat që vijnë nga Instituti i Statistikave në Shqipëri (INSTAT).

Përkthyer në përqindje, do të thotë 25.8 % më shumë krahasuar me një vit më parë.

INSTAT jep detaje të mëtejshme për shkaqet që kanë sjellë vdekshmërinë në Shqipëri.

Faktori parësor i vdekshmërisë, sipas raportit, është për shkaqe natyrore – 97,3 për qind të numrit total të vdekjeve.

Numri i vdekjeve sipas shkaqeve, pasqyruar me % në raportin e INSTAT-it

Ndërsa vdekjet e shkaktuara nga aksidentet – si shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të raportuara në vend – përbëjnë 1,7 %.

Në bazë të përpunimit të të dhënave të raportit të INSTAT-it, vdekshmëria nga shkaqet natyrore ka shënuar një rritje, prej 30.2 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Kurse numri i vdekjeve nga aksidentet, vrasjet apo vetëvrasjet ka pësuar rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu në raport jepen detaje edhe sa i përket numrit të vdekshmërisë te foshnjat – në vitin 2020, numri i vdekjeve foshnjore është 281 – duke pësuar një rënie prej 4.1 %, krahasuar me vitin 2019.

Arsyet e vdekshmërisë së foshnjave nën një vjeç, janë ndërlikimet në lindje, por edhe pas lindjes – përkthyer në përqindje do të thotë 37.7.

Numri i vdekshmërisë foshnjore, pasqyruar në grafikë, raporti i INSTAT-it

Sipas Institutit, lindjet dhe vdekjet janë dy komponentë që ndikojnë në ndryshimin e popullsisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore