Lajme

Vdekje e dyshimtë e një nxënësi në Vushtrri


Një nxënës i klasës së gjashtë nga Vushtrria është gjetur i vdekur nga vëllai i tij të shtunën e 21 majit, derisa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës viktima është gjetur i shtrirë në dysheme.

“Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion.

Sipas organeve të rendit, rasti vazhdon të hetohet.

Sipas raportit 24-orësh të policisë edhe në Prizren një person është gjetur pas shenja jete.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Të premten e 20 majit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

E në mbrëmjen e të shtunës në Prishtinë është ndaluar një person pasi kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore