Shqipëria

Vdekja e Princ Filip-it, Xhaçka ngushëllon Familjen Mbretërore


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të premten e 9 prillit, përmes një postimi në media sociale Twitter, ka ngushëlluar Familjen Mbretërore të Anglisë, për ndarjen nga jeta të Princit Philip, Dukës së Edinburgut.

“Ngushëllimet më të thella për Madhërinë e saj Mbretëreshës dhe Familjes Mbretërore për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij Mbretërore, Princit Philip, Duka i Edinburgut. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Komonuelthit në këtë ditë të trishtuar”, shkruan Xhaçka.

Princi Philip, Dukë i Edinburgut, bashkëshort i mbretëreshës Elizabeta e II-ta, ka ndërruar jetë ditën e premte të 9 prillit, në moshën 99-vjeçare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore