Lajme

Vdekja e Kobe Bryant – “Ishte gabim i pilotit”


Rrëzimi i helikopterit në të cilin po fluturonin Kobe Bryant, vajza Gianna dhe shtatë persona të tjerë më 26 janar 2020 është shkaktuar nga gabimi i pilotit.

Kjo u zbulua nga raporti i kryer nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.

Sipas raportit, pilotit Ara Zobayan i ishte ndaluar të kalonte përmes një stuhie resh që iu shfaq papritur gjatë fluturimit.

Por ai e shpërfilli urdhrin, depërtoi mes reve dhe shpejt u gjend i çorientuar.

Menjëherë pas kësaj erdhi përplasja nga ku pësuan mes tjerëve edhe legjenda e basketbollit dhe vajza e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore