Lajme

Vdekja e ish kryetarit bashkiak, shkakton pasiguri në zgjedhjet e Zagrebit


Vdekja e kryebashkiakut veteran tё Zagrebit, Milan Bandic ka kthyer vёmendjen tek zgjedhjet komunale tё majit, nё kryeqytetin kroat.

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit- për pjesën më të mirë të dy dekadave- vdiq papritur në 28 shkurt, në moshën 65 vjeçare. Ai la pas garёn e hapur pёr drejtimin e qytetit me afro 800 mijё banorё.

Eksperti i komunikimit Ankica Mamic tha, se në të gjitha zgjedhjet e mëparshme lokale, sfiduesit për postin më të lartë të kryeqytetit thjesht kishin renditur gabimet e Bandic dhe kishin premtuar t’i rregullonin ato.

“Por me vdekjen e Bandic konteksti ka ndryshuar ndjeshëm. Tani kandidatët duhet të ofrojnë një vizion të vërtetë për të ardhmen e qytetit”, tha Mamic, për BIRN.

Analisti politik, Zarko Puhovski tha se vdekja e Bandic “ka hapur sё tepёrmi hapësirën ​​për kandidatët e krahut të djathtë”. Tashmё ёshtё bёrё pjesё dhe këngëtari folklorik dhe ish-kandidat presidencial, Miroslav Skoro. Ndёrkohё, pavarёsisht kёsaj nё kryesi qёndron deputeti i opozitës së krahut të majtë Tomislav Tomasevic.

“Më duket se Tomasevic është më pak i fortë se disa ditë më parë, por prapëseprapë, ai është kandidati kryesor”, i tha Puhovski BIRN.

Kushdo që fiton, ekspertët pajtohen se ai ose ajo përballet me një detyrë të vështirë. Njё mision, për të drejtuar një qytet të dominuar për kaq shumë kohë nga Bandiç, sundimi  gjashtë-mandat i tё cilit, “iku dёm” nga një varg skandalesh korrupsioni.

“Kushdo që vjen në vendin e tij do të gjejë një seri mungesash – mungesa në buxhet, mungesa në organizatë”, paralajmëroi Puhovski. Bandiç, shtoi ai, se i mbuloi ato “me sharmin e tij dhe thashethemet e tij si një bletë nga lule në lule”.

Hapësira për krahun e djathtë, Skoro

Shtrirja e parë e Bandiç si kryebashkiak filloi nga viti 2000 dhe 2002. Ai u rikthye në këtë post në vitin 2005 dhe po bënte fushatë për një mandat të shtatë, teksa vdiq nga një sulm në zemër.

Gjerësisht i parë si një populist, Bandiç ishte shënjestra e disa hetimeve nga autoritetet anti-korrupsion. Ai u ndalua nga policia në vitin 2014. Dy çështje korrupsioni arritën në gjykatë nё emёr tё tij. U shpall i pafajshëm në çёshtjen e parё në vitin 2018 dhe ishte ende proces gjyqёsor për të dytin kur vdiq.

Puhovski tha, se tashmё pa Bandic, çështjet mund të dalin në pah në fushatën për bashkinë. Sё bashku me ndarjet ideologjike e majtë-e djathtë, midis kandidatëve.

“Ekziston një mundësi shumë e lartë që Miroslav Skoro të dalë një kandidat shumë i fortë”, tha Puhovski.

Drejtues i lëvizjes së krahut të djathtë, Lёvizja e Atdheut, Skoro u rendit i treti i fortë në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, në dhjetor tё vitit 2019. Tani është deputet në parlamentin kombëtar.

Pasi pёr ditё me rradhё, nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të ishte kandidat për kryebashkiak të Zagrebit, Skoro shpalli përfundimisht kandidaturën e tij të premten.

Puhovski tha, se Skoro kishte një avantazh ndaj politikanëve më të vendosur si “një njeri që thjesht nuk mund të kritikohet për korrupsion, pasi nuk ka qenë kurrë në pushtet”.

Megjithatё, me dy partitë kryesore të Kroacisë, Bashkimin Demokratik Kroat(HDZ) në pushtet dhe Social Demokratët(SDP), me kandidatёt jo shumё tё fuqishёm-këshilltarin e qytetit të Zagrebit Davor Filipoviç dhe ish-zëvendësministrin e jashtëm Josko Klisovic-, Puhovski tha, që Tomasevic ishte favoriti për të zëvendësuar Bandic.

Gjithashtu një ish këshilltar i qytetit, 39 vjeçari Tomasevic është një ligjvënës i opozitës në parlamentin kroat dhe pjesë e koalicionit të gjelbër / të majtë “Zagrebi është i YNI”. Ai është i njohur për aktivizmin dhe kundërshtimin e tij ndaj prishjes urbane të Zagrebit.

Po për planet e mëdha të Bandic?

Përveç një numri akuzash për marrje ryshfeti, gjashtë mandatet e Bandic në detyrë u dëmtuan gjithashtu nga kritika në lidhje me nivelin e transparencës në marrëdhëniet e qytetit dhe shpenzimet e tij. Tё cilat kritikët i quajtёn si projekte kotësie, nga shatёrvanet tek monumentet.

Bandiç nuk fliste gjatё para gazetarëve dhe shpesh akuzohej për vrazhdësi në komunikimin e tij me reporterët femra.

Ndërkohë, problemet e infrastrukturës së Zagrebit u rritën.

Mbështetësit e Bandic megjithatë, thanë se ai solli një energji të madhe në drejtimin e qytetit. Ai ecte nё periferitë me baltë të qytetit, çorapet e tij mbuloheshin me dëborë teksa pёrpiqej tё vendoste një kurorë, drejtonte ekskavatorë dhe priste me mijëra shiritё.

Pas vdekjes së tij, dy shoqata pensionistësh bënë thirrje për vazhdimin e ndjeshmёrisё sё Bnadic- siç e quanin ata- ndaj nevojave të të moshuarve dhe të varfërve.

Megjithatё, Mamic dyshoi nëse imazet ishin tё vërteta.

“Me këtë qasje populiste, Bandic pretendoi se ai ishte një njeri i vogël i zakonshëm që kujdesej për problemet e njerëzve të vegjël. Gjë që natyrisht nuk ishte e vërtetë. Pavarёsisht kёsaj, ai e ndërtoi gjithё karrierën e tij politike mbi atë iluzion”, tha ajo.

Kushdo që zë vendin e tij duhet të merret me restaurimin e një qyteti të goditur nga tërmeti i fortë i një viti më parë. Me premtime tё parealizuara të Bandic, të tilla si ndërtimi i një linje tramvaji, aeroporti i vështirë për t’u ralizuar në Zagreb dhe një teleferik i shumpritur.

“Të thuash që Zagrebi është një qytet i lënë pas dore është, natyrisht, e ekzagjeruar. Por, në të vërtetë, Bandic nuk përmbushi as një pjesë të asaj që premtoi”, tha Puhovski.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore