Film

Vazhdon rrëfimi i Amber Heard: Johnny Depp më godiste dhe fuste gishtat në pjesë intime për të kërkuar kokainë


Amber Heard dhe Johnny Depp

Aktorja amerikane Amber Heard, i ka thënë trupit gjykues se ish-bashkëshorti Johnny Depp e ka goditur në mënyrë të përsëritur gjatë tërbimeve të nxitura nga droga dhe ka pasur rast kur ai “fuste gishtat në pjesë intime për të kërkuar kokainë”.

Në dëshminë e saj të mërkurën, Heard u përpoq të portretizonte Depp si dikë që mund të ishte i ngrohtë dhe i sjellshëm, por që do të tërbohej sa herë që ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës.

Ajo tha se ai u përpoq të fshihte abuzimin e tij me substanca, i cili varionte nga konsumimi i pijeve alkoolike deri te marrja në masë të madhe e kokainës.

“Do të fillonte me akuza, dhe më pas do të shpërthente”, tha Heard, duke shtuar se Depp fillonte të përleshej fizikisht me të dhe më pas “ai zhdukej”.

“Ai më pas kthehej i pastruar nga substancat dhe ishte shumë i këndshëm, kërkonte falje dhe ne bëheshim sërish mirë”, shtoi ajo.

Dyshohet se aktori ishte në një moment të tërbuar thellë nga kokaina ndërkohë që futi gishtat në zonën e saj intime, pa pëlqimin e saj.

Heard hyri në detaje të gjithçkaje, ajo mezi i mbante lotët duke zbuluar më shumë për atë që ndodhi në vitin 2013.

“Ai filloi të më kapte gjoksin, më prekte kofshët, më gris të brendshmet. Dhe më pas ai vazhdon të bëjë një kërkim në zonën intime”.

“Ai po më thoshte, ‘Ne do të bëjmë një kontroll të zgavrës, apo jo? Futi gishtat brenda meje. Unë thjesht qëndrova aty si një budallaqe. Nuk dija çfarë të bëja. Thjesht qëndrova atje ndërsa ai e bëri atë”, tha ajo e përlotur.

E gjithë kjo çështje filloi nga një opinion i dhjetorit 2018 që zonja Heard shkroi për “Washington Post”. Ajo nuk e përmendi me emër ish-bashkëshortin apo ndonjë autor tjetër të dyshuar.

Por sipas avokatëve të zotit Depp, artikulli i referohej atij qartësisht dhe e prishi karrierën e tij dhe dëmtoi “në mënyrë të pallogaritshme” reputacionin e tij.

Gjyqi pritet të vazhdojë edhe për të paktën një muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore