Shqipëria

Vazhdon rindërtimi në Laç, punimet përfundojnë në gusht-shtator


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, inspektuan kantierët e ndërtimit të lagjeve të reja në Laç.

Po ndërtohen 524 apartamente, 400 parkime. Do të ndërtohet një qendër komerciale dhe disa njësi shërbimi komunitare.  

Ahmetaj deklaroi se deri në fund të marsit të gjitha godinat do jenë në katet e tyre përfundimtare. Gjithë site do mbyllet në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit. Ky site i Laçit po ndërtohet nga kontributi qeverisë turke. Një site tjetër paralel po ndërtohet në anën tjetër të qytetit të Laçit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.   

Moti nuk ka qenë shumë i favorshëm. Në një nga site-t e tjera është punuar me turne dhe me kohë të gjatë. Njoftohet se po ecet me ritme të shpejta. Në këtë site po ndërtohen 11 pallate. Për shkak të punimeve ka pasur një devijim të trafikut. Në lagjen një  janë përcaktuar modelet e shtëpiave. Në një tjetër lagje po punohet me infrastrukturën.

Bëhet me dije se janë hasur disa probleme me rrjetin elektrik, por po bashkëpunohet me institucionet përkatëse. Spitali ka filluar punimet. Për shtëpitë individuale është miratuar vendimi për 218 familjet e para që kanë kërkuar t`i ndërtojnë vetë. Po përgatitet dokumentacioni. Granti do të lëvrohet në dy këste. Kontrata është miratuar në Këshillin Bashkiak. 60%  e shumës do të jepen në momentin e parë dhe 40% në momentin e dytë. Në momentin që do të jepet 60% e shumës do të inspektohen punimet nga bashkia. Ahmetaj deklaroi se firmave i është kërkuar punojnë me tre turne për t`i dorëzuar shtëpitë qytetarëve.  Kryeminstri  deklaroi se është me ngrohjen e kohës do të punohet me tre turne. 

“Po punohet në qendër të qytetit të Laçit. Sa më shpejt të përfundojë aq më shumë do të marrë frymë qyteti”, tha Ahmeti. 

Rama theksoi se është e rëndësishme që pronarët e apartamenteve të marrin kontratat. Kryetarët e Bashkive do t`i japin pronarëve “kontratat tip”. Falë kontratës  pronarët do të mund të kenë të drejta të plota mbi shtëpitë e tyre. Kreu i qeverisë theksoi se për çdo vonesë ndaj pronarëve  të apartamenteve do të ketë penalitete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore