Lajme

Vazhdon lufta e Policisë së Kosovës kundër kontrabandimit me mallra


Ilustrim

Policia e Kosovës, të hënën dhe të martën e 23 dhe 24 majit ka vazhduar një aksion operacional në Veriun e Kosovës për të ndaluar kontrabandën me mallra.

Kështu të paktën ka njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka theksuar se në dy aksionet janë sekuestruar sasi të konsiderueshëm të mallrave të kontrabanduara, të cilët janë futur në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

Aksioni i parë policorë kundër kontrabandës ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Kormnjan, ku persona të dyshuar me një traktor kanë kontrabanduar mall komercial në mënyrë ilegale.

“Policia ka arritur që në një lokacion  në rrugë malore të gjejë një rimorkio të improvizuar për traktor. Në rimorkio janë gjetur të ngarkuara pije të ndryshme alkoolike, jo alkoolike, etj. Përderisa në konsultim me prokurorin janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme dhe është iniciuar rasti ‘Kontrabandim me mallra’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Malli i kontrabanduar

E ndërsa aksioni i dytë i Policisë së Kosovës në vazhdën e parandalimit dhe luftimit intensiv të kontrabandës ka ngjarë të ndodhë të martën paradite, ku njësiti policor nga Sektori për Operativë, të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu”, në Srbovac të komunës së Zveçanit, ka ndaluar automjetin të ngarkuar me mallra të ndryshme ushqimore të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

“Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në Terminal Doganor, është njoftuar prokurori kompetent, dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘Kontrabandim me mallra’, për procedura të mëtejme ligjore”.

Malli i kontrabanduar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore