Përballje

Vazhdon kriza për Chelsea-n, mposhtet në derbin e Londrës nga Tottenham-i


Pavarësisht se shpenzuan mbi 500 milionë euro që nga vera e kaluar, Chelsea nuk e ka ndërmend të këndellet.

Ekipi i Grahm Potter këtë radhë u mposht nga Tottenham-i me rezultat 2:0, ndeshje kjo e vlefshme e javës së 25-të në Premier Leauge.

Pjesa e parë e këtij takimi nuk prodhoi gola, por edhe rastet për të shënuar ishin të pakta.

Në minutën e parë të pjesës së dytë, vendasit e zhbllokuan rezultatin, kur Oliver Skipp shënoi një supergol nga distanca.

Në vazhdim, mysafirët u munduan të reagonin, por ata pësuan edhe një herë tjetër.

Ishte minuta e 82-të, kur kapiteni, Harry Kane, shënoi për 2:0 pas asistimit të Eric Dier.

Me këtë fitore, ekipi i Antonio Conte-s përforcon pozitën e katërt me 45 pikë, ndërsa Chelsea zhytet edhe më thellë në vendin e 10-të me 31 pikë.

Vlen të ceket se kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi në të gjitha garat që Chelsea nuk fiton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore