Lajme

Vazhdon aksioni në Brezovicë për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara


Brezovica

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka bërë të ditur se është duke vazhduar aksioni për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në Parkun Kombëtar “Sharr”.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në  zonën e III-të, te Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ky aksion është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës.

Brezovica.

Më 13 tetor, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte sekuestruar rreth 75 vila të ndërtuara pa leje në zonën e Brezovicës.

Kështu të paktën kishte bërë të ditur për Albanian Post, prokurori i rastit, Rasim Maloku.

Ndërsa më 12 tetor një ditë më parë Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte kumtuar lajmin se po vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës dhe prokurorisë në fjalë për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Brezovicë, apo më saktësisht në zonën e II-të, të Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuara nga Kuvendi i Kosovës.

Më 21 shtator, prokuroria Themelore në Ferizaj, ka dalë me komunikatë për shtatë personat të cilët u arrestuan në aksionin “Brezovica 6”, të njëjtit nga prokuroria është thënë dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” si dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Aksioni “Brezovica”, filloi më 21 dhjetor 2021 dhe është i udhëhequr nga prokurori Rasim Maloku nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, të cilët kanë zhvilluar këtë aksion në Komunën e Shtërpcës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore