Lajme

Vazhdojnë protestat në Myanmar, punëtorët hyjnë në grevë


Punëtorët në Myanmar kanë hyrë në grevë mbarëkombëtare, ndërsa protestat vazhdojnë për një ditë të tretë duke bërë thirrje për lirimin e kancelares Aung San Suu Kyi dhe rivendosjene  demokracisë.

Mijëra vetë janë grumbulluar në Yangon dhe Mandalay.

Nga e hëna në mëngjes, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Nay Pyi Taw dhe në qytete të tjera. Protestuesit përfshijnë mësues, avokatë, oficerë dhe punonjës të qeverisë. Rreth një mijë mësues kanë marshuar nga një lagje në yangon drejt Sule Pagoda, në qendër të qytetit kryesor të Myanmar-it.

Thirrje kishte gjithashtu dhe nga punëtorët të cilëve u kërkohej të linin punën që të protestojnë.

Në Nay Pyi Taw, policia përdori ujë mbi protestuesit. Kishte raportime për disa të plagosur.

Ushtria ka marrë pushtetin duke zëvendësuar ministrat, deputetët përfshirë financat, shëndetësinë, punët e brendshme dhe ato të jashtme.

Gjithashtu  bllokuan hyrjen në facebook, i cili përdoret gjerësisht në të gjithë vendin, tëitter dhe instagram.

Grushti i shtetit

Ushtria e Myanmar-it ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti, duke arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht vjen pas disa ditësh tension mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja 75 vjeçare Aung, presidenti Win Myint dhe pjesëtarë të tjerë Ligës Kombëtare për Demokraci, u arrestuan në rezidencën qeveritare të kryeqytetit, Naypyidaw.

Drejtuesit e ushtrisë deklaruan se kanë marrë kontrollin e shtetit. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Myanmar. Pushteti i përkohshëm i ka kaluar gjeneralit Min Aung Hlaing.

Mijëra njerëz dolën për të protestuar në rrugët e Myanmar-it kundër marrjes së pushtetit ushtarak të vendit, pavarësisht nga ndërprerja mbarëkombëtare e internetit.

Në Yangon, qytetin kryesor turma të mëdha njerëz u mblodhën ditën e shtunë dhe të dielë në mbështetje të kancelares Aung San Suu Kyi dhe presidentit Win Myint të cilët fituan zgjedhjet në nëntor.

Mosbindja civile

Partia e Aung San Suu Kyi-s, ka bërë thirrje për lirimin e saj të menjëhershëm dhe që rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 të pranohen nga ushtria, e cila mori pushtetin me grusht shteti.

Në internet shumë njerëz kanë kthyer fotografitë e tyre në të kuqe për të sinjalizuar mbështetjen e tyre për Aung San Suu Kyi, që doli fituese në zgjedhjet e nëntorit.

Të martën e 2 shkurtit, disa persona dolën në rrugë duke goditur tenxhere metalike, protestë simbolike kundër ushtrisë. Disa të tjerë ndezën qirinj në ballkonet e tyre.

Mosbindja civile është shfaqur edhe midis mjekëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë të cilët kanë deklaruar se nuk do të punojnë nën sundim të ushtrisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore