Deputetët e Kuvendit të Kosovës përballë dështimit të 48-të

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është interpretuar në mënyra të ndryshme nga partitë politike, duke e thelluar edhe më tej krizën institucionale dhe politike në Kosovë. E deputetët mblidhen sot në përpjekjen e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.