Jetesë & Stil

Vato’s – qenit nga Kosova që vallëzon Regge – i festohet ditëlindja e 4-të


Ditëlindja nuk u festohet vetëm njerëzve, të paktën jo në Kosovë!

Zonjusha, Linda Potoku, ka vendosur që qenit të saj, të llojit “Pitbull – American Stafford”, me emrin Vato, t’ia kremtojë ditëlindjen e tij të 4-të, me një super aheng.

Festa e dekoruar deri në detaje të jepte ndjesinë e një kremte të këndshme në natyrë të hapur dhe padyshim të një ideje të rrallë.

Potoku për Albanian Post ka treguar detaje mbi idenë e festës.

“Kam menduar t’ia festoj ditëlindjen, sepse qeni që kisha para tij, Tyga, ka ndërruar jetë pak ditë para se t’i mbushte katër vjet për shkak të kancerit që nuk gjeti kurim në asnjë qendër veterinarie brenda Kosovës. Prandaj, Vatos që po bën 4 vjet, kam vendosur që patjetër t’ia organizojë një kremte ditëlindjeje”, tha Potoku.

Linda mes të tjerash ka treguar për dashurinë dhe kujdesin ndaj Vatos dhe kohës të gjatë që ajo i kushton.

“Se kam menduar ndonjëherë se sa shumë kohë kaloj me të ngase kaloj aq shumë sa ndoshta më mirë do të ishte të numëroj kohën që kaloj pa të. Kam një kujdes super të madh për qenin tim, në të gjitha aspektet. Vatos nuk i mungon as dashuria, as higjiena dhe as asgjë tjetër”, tha ajo.

Por, qeni Vato, ka edhe një karakteristikë të cilën Potoku e tregon për Albanian Post.

“Përpos që është shumë ‘funny’ dhe aq i shoqërueshëm ani pse është Pitbull. Ndërsa ka edhe një të veçantë. Vato bën një vallëzim të jashtëzakonshëm nën tingujt e muzikës regge por edhe Shotës”.

Qenushi, Vato, ka një vend të rezervuar në familjen Potoku, ku ai trajtohet barabartë më anëtarët e tjerë të shtëpisë, duke qenë pjesë e shëtitjeve, pushimeve në bregdet e edhe festave të fund vitit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore