Kultura

Vatikani autorizon gratë në ndihmë të priftërinjve gjatë meshës


Papa Françesku ndryshoi të hënën ligjin e Kishës Katolike për lejimin e grave në shërbimet e meshës.

Në një letër të publikuar ditën e hënë, papa tha se ai e mori vendimin pas një reflektimi të gjatë teologjik. Për shumë peshkopë ndryshimi duhej t’iu përshtatej “nevojave të kohërave”.

Aktualisht, kjo nuk është një gjë e re, pasi në shumë komunitete kjo praktikë nga gratë lejohet. Ato e kanë lexuar “Fjalën e Zotit” gjatë kremtimeve edhe pse pa një mandat të zyrtarizuar.

Papa Françesku prillin e kaluar krijoi komisionin e dytë, për të studiuar mundësinë e grave që shugurohen si dhjakë, por tema që ato të bëhen priftëresha është ende tabu.

Gratë do të kenë më shumë të drejta në shërbesa dhe më shumë funksione në qeverisjen e kishës. Mbështetësit e këtij vendimi shprehen se kjo do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të mungesës së priftërinjve.

“Priftëria e shuguruar do të vazhdojë të jetë e rezervuar për burrat”, theksoi Papa në dekretin e tij.

Lucetta Scaraffia, ish-redaktore e revistës së grave në Vatikan, i quajti ndryshimet e reja një “kurth i dyfishtë”. Për të dekreti i ri thjesht mbyll derën e diakonatit, dhe shërbesat do të mbeten të rezervuara vetëm për burrat. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore