Sport

Vasyl Lomachenko: “Mezi pres të boksoj në 2021”


Vasyl Lomachenko pritet të rikthehet në ringun e boksit. Ndonëse ende nuk ka një datë të përcaktuar, postimi i tij më i fundit në Instagram, e sinjalizon.

E kam nën kontroll. Nuk do të le vend për dyshim. Mezi pres të boksoj në 2021”, ka shkruar Lomachenko në postimin e tij të fundit në Instagram.

Tifozët e presin rikthimin e ish kampionit të peshave të lehta, ndoshta më spektakolar të të gjithë kohërave.

Në 17 tetor 2020, Loma, siç njihet në botën e boksit, u ndesh me Teofimo Lopez për titullin e kampionit të peshave të lehta. Kontrata e nënshkruar për atë ndeshje, konfirmonte se fituesi do të përfitonte çdo titull të çdo federate, prej atij që humbet.

Ndërkaq, Loma kish kohë që mbretërontë në tre kategori të ndryshme me tre tituj botëror për secilën: peshat pupël të lehta, super peshat pupël të lehta dhe peshat e lehta.

Në to, Loma mbante rripat (çmimet e titujve) e Shoqatës Botërore të Boksit (World Boxing Association/WBA), Federatës Nderkombëtare të Boksit (International Boxing Federation/IBF), Këshilli Botëror i Boksit (World Boxing Councli/WBC) dhe Organizatës Botërore të Boksit (World Boxing Organization/WBO).

Të gjithë titujt e boksierit ukrainas, iu dhanë amerikanit me origjinë meksikane, Teofimo Lopez.

Që prej asaj kohe, veç faktit se humbjen kundrejt 23 vjeçarit Lopez nuk e përtypi mirë, Loma, tashmë 32 vjeç, u zhduk nga skena ndërkombëtare e boksit duke mos dhënë asnjë konfirmim të rikthimit të tij.

Ai është perpjekur të nënshkruaj një tjetër kontrat revanshi me Lopez-in, por meksikani i është përgjigjur nëpërmjet DAZN se:

Do të tregohem i keq. Njësoj siç u tregua ai dhe ekipi i tij me mua dhe tim atë.

Ai nuk deshi të nënshkruante kontratë me të drejtë revanshi që në fillim. Atëherë, përse ta bëj unë?”

Vasyl-i dhe Teofimo kanë patur shumë grindje dhe shkëmbime fjalësh të pahijshme, krahas gjuhës konkurruese, tipike e karakterit të boksit.

Ukrainasi është ndeshur 16 herë si boksier profesionist dhe ka 14 fitore, prej të cilave 10 në nokaut dhe dy humbje.

Ndërsa performanca e tij si boksier amator, mbart një rekord mbresëlënës me 396 fitore dhe vetëm një humbje. Humbja e tij e vetme si amator, ka pasur dy revanshe të cilat Loma i ka fituar.

Nga viti 2004 deri në 2012, Loma ka fituar shtatë medalje ari në boksin e Lojërave Olimpike në katër kategori të ndryshme. Këtu përfshihen Lojërat Olimpike në Pekin (Kinë), Londër dhe Liverpool (Angli), Saratov (Rusi), Baku (Azerbajxhan), Akadir (Marok) dhe Chicago (SHBA)./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore