Sport

Vashat e Shqipërisë mposhten nga Polonia


Shqipëria e vajzave ka pësuar humbje 2-0 përballë Polonisë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin Australi & Zelandë e Re 2023.

Rezultati nuk është pasqyrë reale e asaj çfarë u pa në fushë.

Vashat tona zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por ishin të pafat para portës në mundësitë e shfaqura.

Ato pësuan dy gola në fundin e secilës pjesë.

Ishte fillimisht Dudek në minutën që konvertoi në gol penalltinë.

Në fund, Mesjazs para fundit të kohës së rregullt i dyfishoi shifrat.

Shqipëria që gjendet në grupin F bashk më Kosovën, mbetet në vendin e katërt me katër pikë, aq sa Kosova.

Udhëheq Norvegjia me dhjetë, ndjek Polonia me tetë dhe Belgjika me shtatë, Shqipëria dhe Kosova me katër, kurse e fundit është Armenia me zero.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore