Sport

Vashat e Kosovës arrijnë fitoren përballë Armenisë


Kosova A e femrave ka arritur fitoren e parë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin Australi dhe Zelandë e Re 2023.

Vashat dardane që bëjnë pjesë në grupin F, sot ishin mysafire të Armenisë.

Pas tre ndeshjeve, Kosova kishte vetëm një pikë, kurse Armenia ishte ende pa asnjë.

Deri sa Kosova kërkonte fitoren e parë, Armenia kërkonte pikën e parë.

Armenet ishin gati që t’ia arrinin qëllimit deri në minutën e 86-të, kur e mbajtën rezultatin në 0-0.

Në të 87-ën, Liridona Syla i qoi në delir vashat e Kosovës, duke shënuar për 0-1.

Goli i Sylës ishte vendimtar që Kosova të arrinte tre pikët e para në këto kualifikuese. Pas katër ndeshjesh, tani Kosova ka katër pikë, por përsëri mbetet në vendin e parafundit.

Në grupin F bën pjesë edhe Belgjika, Norvegjia, Polonia dhe Shqipëria.

 

Vashat kuqezi më vonë do jenë mysafire të Polonisë, në tentativë për t’iu bashkuar dy vendeve të para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore