Rajoni

Varianti i ri i COVID-19 dhe situata e shteteve në Europë


Që prej ditës së Enjte , qeveria Norvegjeze heq të gjitha kufizimet shtesë të vendosura në rajonin e kryeqytetit për të ndaluar përhapjen e një varianti më ngjitës të koronavirusit.

Tani do të jetë në dorën e autoriteteve lokale që të vendosin nëse do të ketë apo jo kufizime lokale. Nëse ashttu do të vendoset, dyqanet esenciale të vendosura brenda qendrave tregtare mund të rihapen dhe restorantet mund të shërbejnë përsëri alkool dhe ushqim.

Ne Gjermani, Kryetari i bashkisë se Hamm-it , Marc Herter, tha per gazetën rajonale, Westfälischer Anzeiger, se autoritetet nuk kane zgjidhje tjetër veçse të jene në gatishmëri të lartë për të ndaluar përhapjen e variantit.

Mutacioni britanik i koronavirusit është shumë infektues dhe për të parandaluar përhapjen e tij, këto masa ishin absolutisht rendi i ditës. Kjo ndodhi në interes të të gjithë qytetarëve të Hamm-it, si dhe të atyre personave të prekur drejtpërdrejt.

Varianti britanik, së bashku me të ashtuquajturat variante të Afrikës së Jugut dhe Brazilit, thuhet nga epidemiologët se po përhapen në Gjermani, megjithëse B117 ka një përhapje më të shpejtë.

Kancelarja, Angela Merkel, tha javën e kaluar se ajo besonte se këto tre mutacione ishin përgjegjëse për 20% të infeksioneve të reja dhe ka argumentuar se pasiguria në lidhje me efektin e tyre në zhvillimin e virusit do të thoshte se masat aktuale të bllokimit duhet të mbesin në vend.

Në Angli Boris Johnson po monitoron nga afër normat e rasteve të koronavirusit si një kërkesë për lehtësimin e kufizimeve , duke theksuar nevojën për një kujdes të shtresëzuar së bashku me katër kritere kryesore të përcaktuara në fillim të lockdown-it.

Muajin e kaluar Matt Hancock, sekretari i shëndetësisë, tha se suksesi i programit të vaksinave, ulja e shtrimeve në spital, zvogëlimi i vdekjeve dhe kontrolli i përhapjes së varianteve të reja ishin katër kriteret e përdorura për të vendosur kur mund të hiqeshin masat më të rrepta.

Ndërkohë në Greqi situata është rënduar për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, duke sjelle kështu një pezullim të përkohshëm të vaksinimit dhe shërbimeve të tjera shëndetësore. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po takohet në seancë emergjente me zyrtarë të mbrojtjes civile ndërsa mediat raportojnë se stuhia e madhe e borës që përfshiu qarkun, e cila ka ndaluar vaksinimin e saj, tani ka rezultuar dhe me fatalitetin e një burri në Kretë.

Me ndërprerje të përhapura të energjisë në Athinë, udhëheqësi thirri takimin për të koordinuar përpjekjet për t’u marrë me reshjet e borës të përshkruara si situatë e pashembullt. Njerëzit janë “këshilluar fuqimisht” të shmangin largimin nga shtëpitë e tyre, me të gjitha qendrat e vaksinimit Covid-19 të mbyllura derisa të kalojë moti i keq. Dy mega objekte të caktuara për të vaksinuar 20,000 njerëz në ditë u hapën në kryeqytet dhe qytetin verior të Selanikut vetëm të hënën.

Qeveria Hollandeze është urdhëruar të heqë orën e ndalimit të natës e vendosur për të kufizuar përhapjen e koronavirusit pas një vendimi të gjykatës, raporton Reuters.

Gjykata vendosi që ora 21:00 deri në orën 4.30 pasdite, e para në Hollandë që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk ka ndonjë bazë të duhur ligjore dhe duhet të hiqet përpara fundit të planifikuar në 3 Mars. Ajo shkaktoi dhe solli disa ditë trazira nga protestuesit anti-lockdown kur u prezantua në 23 Janar. Qeveria tha se do të shqyrtojë vendimin e gjykatës përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim.

Pandemia Covid-19 është në rritje përsëri në Poloni pasi numri i rasteve ishte stabilizuar pas një vale të dytë të infeksioneve vjeshtën e kaluar. Polonia ka hequr disa nga kufizimet e saj dhe skenat e festimit të turistëve duke injoruar rregullat rreth mbajtjes së maskave dhe distancës sociale në vendpushimin kryesor të skive në Poloni gjatë fundjavës kanë rritur frikën e një rritje të re të infeksioneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore